Woodline

Rreth Nesh

Njoftohu
rreth kompanisë tonë

Woodline është i angazhuar në shitjen dhe shpërndarjen me shumicë dhe pakicë të lëndëve të para për prodhimin e mobiljeve.

Eksperienca e Woodline në këtë fushë e ka bërë atë të vecantë dhe shumë konkuruese në tregun e aksesorëve të mobilimit. Duke synuar mbi të gjitha cilësinë dhe efikasitetin e produkteve të tregëtuara prej saj, WOODLINE shënon rritje të ndjeshme në këtë fushë si dhe në gamën e klientelës së saj.

Për shkak të nevojës së tregut dhe nevojat e klientëve tanë në industrinë për prodhimin e mobiljeve në Kosovë, Woodline ka mundësuar ofrimin e markave të famshme botërore si: Blum, Teka, GTV, FGV, Sevroll, Vibo, STRONG etj. Çdo vit gama e produkteve të Woodline vazhdimisht është në rritje dhe aktualisht kemi rreth 1.000 lloje të ndryshme të pajisjeve në dispozicion, me një fjalë Woodline synon të plotësoj kerkesat e tregut të Kosovës me gjithçka të nevojshme për një industri të mobiljeve.

Ky besim i partnerëve ndërkombëtarë, e bën WOODLINE të jetë njëkohësisht garancia më e mirë e klientëve tanë dhe njëkohësisht siguria e tyre në marrjen e produkteve më avantgarde dhe më cilësore në rang global.

Guximi dhe kreativiteti që ka shoqëruar WOODLINE në të gjitha përpjekjet e saja për t’i ofruar tregut vendas një seri të shumëllojshme artikujsh e shërbimesh me synimin e plotësimit të nevojave të tregut dhe në ndërtimin e profesionalizmit në komunikimin, shërbimin dhe marrëdhëniet mes palëve.

Me një fjalë, Woodline falë funksionalitet dhe kreativitetit, besueshmërisë dhe zhvillimit, ka vetëm një qëllim për të qenë në shërbim të klientëve dhe ofrimit të shpejtë të porosive. Në mënyrë që të plotësojnë nevojat e tregut, ose për të plotësuar nevojat në rritje të klientëve tanë dhe ritmin e shpejtë të punës, Woodline vazhdimisht duke punuar për të rritur gamën e produkteve, shërbimeve, dhe qendrën logjistike.